Lezha ka pasur reshje me intensitet të ulët deri në mesatar, të cilat kanë vijuar gjatë natës. Situata është më e qetë, krahasuar me një ditë më parë. Në dy lagjet e qytetit dhe disa rrugë uji është tërhequr por duke lënë shumë dëme pas, sidomos në bizneset e kateve të para apo dhe tek tregu industrial i qytetit.