Në qytetin e Korçës dhe Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit. Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin rrugor. Nuk dihet ende nëse do të ketë ndikim në bujqësi. Reshjet e borës kanë goditur sot disa qarqe, duke krijuar deri më tani problematika minimale në qarkullim.