Në juglindje të vendit nuk kanë munguar reshjet e borës. Në lartësinë mbi 1000 metra trashësia ka shkuar deri në 10 cm. Reshjet më të dendura kanë qenë në segmentin Dardhë – Boboshticë në zonën e Bigëllës, ndërsa më pak borë ka rënë në Vithkuq, Shtyllë e Voskopojë. Deri tani nuk raportohen probleme në rrugë për qarkullimin e mjeteve.