RENEA ka zbarkuar në Shkodër, ku së bashku me policinë vendore të Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e një 43-vjeçari. Balil Murataj terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë administrative Rrethinat, gjatë gjithë pasdites së sotme teksa në ecje e sipër me automjetin e tij, qëlloi në ajër me armë zjarri here pas here. Forcat RENEA mbërritën në orët e mbrëmjes në Shkodër, ku nisën aksionin në rrugët e qytetit në kuadër të planit operacional të policisë së shtetit.