Tashme në ditën e tretë trafiku në aksin rrugor Përrenjas-Elbasan vazhdon ende. Pasditja e sotme shënon rëndim të trafikut dhe vështirësi të lëvizjes së mjeteve në disa km, nga kthesat e Murrashit dhe deri në Labinot Fushe ka ende trafik. Pritet që në orët në vijim të ketë dhe më tepër pasi janë pushuesit e fundit që kthehen, për të nisur nesër javën normale të punës nëpër qytetet e tyre .