Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve në Republikën e Shqipërisë, pas një heshtje gati 3 javore, u mblodh më në fund dhe pas dy takimeve radhazi, çmimet aktuale të fiksuara prej tij janë këto: Një litër naftë sot në Shqipëri kushton 232 lekë, benzina shkon deri në 242 dhe litri i gazit tregtohet për 74 lekë/litri.