Më shumë se 4,600 azilkërkues kanë mbërritur në Britani me varka të vogla deri më tani gjatë 2024-tës, një rekord ky për tre muajt e vitit që i jep një dhimbje të re koke kryeministrit Rishi Sunak. Të dhënat e ministrisë së brendshme në Londër tregojnë se shifra e emigrantëve që kaluan La Manshin me varka të vogla e gomone deri më 26 mars është më e lartë se 3,770 emigrantët e shënuar gjatë të njëjtës periudhë vitin e kaluar e madje është më shumë edhe rekordi i vitit 2022 me 4,162 klandestinë.