Ndeshja e mbrëmjes së djeshme në "Loro Borici" mes Kukësit dhe Tiranës i dha fund fazës së parë të Abissnes Superiores e cila ka regjistruar një sërë rekordesh. Humbaj e Tiranës prishi kolonën e vetme që një skuadër e kësaj kategorie kishte me 0, atë të humbjeve, pasi verilindorët i shkaktuan humbjen e parë bardhebluve që gjithësesi me 3 pikë avantazh mbyllën këtë fazë të parë.