Përpjekjet për të frenuar një hov të ri presidencial të Donald Trumpit, nuk po rezultojnë të pasuksshme: ato po prekin dhe pikën e fortë të ish presidentit të SHBA: mbështetjen e tij mes republikanëve. Pas rekomandimit të komisionit të 6 janarit për ngritjen e akuzave ndaj tij, ka pak shenja se Partia Republikane do i ofrojë Trumpit mbrojtje me të njëjtin intensitet dhe urgjencë si më parë, kur përballej me probleme të tjera ligjore.