Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja pa nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e kanalit vaditës në fshatin Kozan në Elbasan. Në fjalën e tij Balla tha se vëmendja nuk është e përqëndruar vetëm në punët e qytetit, por padyshim dhe në të gjithë nevojat e fshatit. Sipas Ballës në këtë sezon Bashkia e Elbasanit, përmes Agjencisë së Shërbimeve Publike, është e angazhuar të dërgojë ujin për vaditje në çdo parcelë toke të mbjellë.