Raundi i dytë i regjistrimeve në universite është në proces. Ky raund ka gjithsej 5 faza 48-orëshe deh përmbyllet në datën 7 tetor, ditën e hënë, kur gjithe studentët e vendit do t’I drejtohen aulave për nisjen e vitit të ri akademik. Përllogatitet që mbi 21 mijë maturantë në total do të fillojnë studimet e larta. Ecuri të mirë kanë patur këtë vit si programet 2-vjeccare profesionale, ashtu edhe degët prioritare si mësuesia dhe ato të Universitetit Bujqësor.