Risia e regjistrimeve për vitin e ri shkollor përmes portalit e-albania duket se nuk ka funksionuar në 182 institucione arsimore. Aplikimi online ka shqetësuar prindërit pasi jo të gjithë kanë kuptuar mënyrën ndryshe të regjistrimit apo nuk kanë pasur mjetet e nevojshme teknologjike si dhe sistemi ka qenë tepër i ngarkuar, e ndërkohë që janë fëmijët ata që mund të penalizohen.