Top Channel/ Regjistër kombëtar i pasurive/ Të gjitha pronat në një listë për të ndalur informalitetin në ekonomi
14/01/2022 19:22

Tatimet do të hartojë një regjistër të aseteve të tatimpaguesve për pasuri të tundshme e të patundshme. Krijimi i kësaj database është parashikuar në programin e reformave ekonomike 2022-2024, draft i cilit është hedhur për konsultim publik nga Financat dhe vjen si një ndër shtyllat e strategjisë gjithëpërfshirëse në luftën kundër infomalitetit. Ngritja e një regjistri të tillë synon të bëjë vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve duke përdorur një sistem për verifikimin dhe ndjekjen e të ardhurave të tyre si dhe kontrollin e plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë.