Top Channel/ Refugjatët “mbysin” Europën: Numri më i lartë që nga 2016-ta!
11/10/2023 15:17

Mbi 800 mijë kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i këtij viti në vendet e Bashkimit Europian, si dhe në Norvegji dhe Zvicër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky është numri më i lartë që nga viti 2016, e dëshmuar qartë edhe nga të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Evropian në fushën e azilit, të cituara nga gazeta gjermane "Die Welt”. Sipas informacioneve, Letonia ka shënuar rritjen më të madhe të azilkërkuesve – me 168 për qind krahasuar me një vit më parë. Pas saj vjen Estonia, ku refugjatët janë 119% më shumë se në vitin 2022. Kjo lidhet me rritjen e numrit të personave që kalojnë kufijtë e dy vendeve nga Bjellorusia. Gjermania është në vendin e tretë për nga numri i azilkërkuesve – me një rritje prej 74 për qind. Në Gjermani pothuajse një në tre refugjatë vijnë nga Siria - që është 27 për qind të azilkërkuesve. Pas sirianëve, kërkesat më të shumta janë nga afganët dhe turqit. Në Francë, nga ana tjetër, ritmi i rritjes ishte 37%, sipas Die Welt. Në Itali, numri u rrit me 63% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, citon gazeta raportin e BE-së. Disa vende gjithashtu regjistruan një rënie në numrin e kërkesave për azil. Sipas raportit, rëniet më të mëdha ishin në Danimarkë (56%), Maltë (54%), Qipro (52%) dhe Austri (41%). Vendi me numrin më të ulët të azilkërkuesve këtë vit ishte Hungaria, ku u regjistruan vetëm 26 kërkesa për azil.

Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
DIGITALB DIGITALB