Top Channel/ Reformat anti-korrupsion, SHBA: Duam institucione të pavaruar në Ukrainë!
02/09/2023 11:32

Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht luftën tjetër që Ukraina po zhvillon vec asaj me Rusinë: Bëhet fjalë për përpjekjet e lidershipit atje kundër korrupsionit galopant, që e ka munduar vendin prej kohësh. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan u takua me një delegacion të përbërë nga drejtuesit e institucioneve anti-korrupsion të Ukrainës, përfshirë drejtorin e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit, Semen Kryvonos, Prokurorin e Posaçëm Kundër Korrupsionit, Oleksandr Klymenko, si dhe Kryetaren e Gjykatës së Lartë Kundër Korrupsionit, Vira Mykhailenko. Zyrtarët diskutuan për progresin që ka bërë Ukraina në luftën kundër përfitimeve të paligjshme dhe për ruajtjen e autonomisë së institucioneve jetike qeveritare.Sullivan theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura dhe të paanshme të zbatimit të ligjit dhe të gjyqësorit për shoqëritë demokratike. Ai gjithashtu përsëriti mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për reformat anti-korrupsion në Ukrainë, si dhe për "mbrojtjen e guximshme nga Ukraina të demokracisë së saj, përballë agresionit të Rusisë". Këtë muaj, kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të marrë pjesë në takimin e përvitshëm këtë muaj në Nju Jork të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, e pohuar kjo nga Ferit Hoxha, ambasadori në OKB i Shqipërisë, që mban presidencën e Këshillit të Sigurimit për këtë muaj. Udhëheqësit botërorë do të fillojnë të mblidhen në Nju Jork më 18 shtator, ndërsa takimi i Këshillit të Sigurimit për Ukrainën do të mbahet dy ditë më vonë.

Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
Top Channel/ “Navalny u vra nga Rusia”! Zbulimi tronditës nga Anglia dhe 4 vende të BE
14/02 19:21
Top News – ‘Do rrëzojmë Papa Françeskun’. Plani i ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë me Epstein
14/02 16:24
Top News – Ombrella bërthamore evropiane. Dritë jeshile nga Franca dhe Gjermania, afrohet dhe Anglia
14/02 16:23
Top Channel/ NATO “i tregon vendin” Serbisë: Aleanca Shqipëri-Kroaci, kyce për stabilitetin!
14/02 15:06
Top Channel/ “Do rrëzojmë Papa Franceskun”, plani i Bannon me Epstein: Godasim dhe Clinton e Xi!
14/02 14:52
Top News – Epoka e artë e marrëdhënieve turko-serbe. Erdogan pret Vuçiç në Ankara
14/02 14:50
Top Channel/ Trump “nuk i ndahet” Iranit: Është koha për ndryshim të regjimit!
14/02 13:54
Top News – Luftë afatgjatë me Iranin. SHBA mbledh trupat rreth Republikës Islamike
14/02 13:46
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja për rënien e popullsisë
14/02 12:49
Top News – “Vrisnim dhe këndonim”. Safari i Sarajevës, rrëfimi tronditës i dëshmitarit
14/02 12:29
Top Channel/Serbia rrit investimet në mbrojtje,Vucic i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë
14/02 12:18
Top Channel/ Rubio “kthen pllakën” në Mynih? Nuk duam ta përcajmë aleancën me Europën, por…
14/02 12:13
Top Channel/ Franca e Gjermania ”OK” ombrellës së përbashkët bërthamore! Afrohet dhe Anglia!
14/02 12:10
Top News – ‘Merzoni’, dyshja e re e fuqishme e Europës. Ngurrimi i Francës zhvendos ekuilibrat në BE
14/02 11:32
Top Channel/ Merz e pranon hapur: BE-ja e ka zvarritur zgjerimin në Ballkan, por do te ndryshojmë!
14/02 11:19
Top News – Mynihu vulosi çarjen SHBA-BE. Konferenca e sigurisë që thelloi pasiguritë
14/02 10:19
Top News – ‘Thithja kokainë nga kapakët e tueleteve’ / Kennedy Jr: Nuk kam frikë nga mikrobet
13/02 15:46
DIGITALB DIGITALB