Reforma zgjedhore po rikthehet në qendër të debatit politik në vend, ndërsa përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës kanë nisur diskutimet mbi ndryshimet e mundshme në legjislacionin elektoral. Drafti i ri pritet të kalojë në disa faza shqyrtimi dhe nuk përjashtohet mundësia që ai t’i dërgohet për opinion edhe Komisioni Europian, për të garantuar standarde të plota demokratike.