Top Channel/ Reforma Zgjedhore, Basha propozon: T’ju hiqet imuniteti zyrtarëve të hetuar nga SPAK
21/09/2023 21:04

Listat e hapura, Vettingu për politikanët, barazia e votës, vota e diasporës, një president i zgjedhur nga Populli dhe heqja e imunitetit për parlamentarët në ndjekje penale janë 6 shtyllat kryesore, ku kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbështeti prezantimin e tij për Reformën Zgjedhore. SINK BASHA“Për Partinë Demokratike, kjo nuk është thjeshtë vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara. Por edhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re. Ne shtrijmë sot dorën ndaj çdokujt që të lënë mënjanë ndasitë e të bëhemi bashkë për një reformë të rëndësishme” Basha u shpreh se pabarazia e votës në Shqipëri merr fund vetëm duke iu dhënë kuptim listave të hapura. SINK BASHA“Vetingu i politikanëve garanton që listat e hapura të mos kthehen në ankand për pastrimin e parave kriminale. Listat e hapura marrin kuptim nëse i japim fund pabarazisë së votës. Shqipëria një zonë elektorale si Kosova, në daçi si vendet e BE. Të hapur edhe për ndarje me 3 ose 4 zona elektorale. Rëndësi të ketë barazia të votës Ndërsa vota e diasporës për Bashën merr kuptim vetëm përmes votimit elektronik. SINK BASHA“Kanë mbaruar alibitë për të mos iu njohur të drejtën e votës shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Votimi elektronik ua mundëson këtë. Shmanget abuzimi që shkakton votimi në ambasadë apo me postë. Shpikja me regjistrin e emigrantëve, rezultoi një tjetër grykë shishje për të bllokuar votimin e tyre. Nuk ka nevojë për regjistër, ata janë në gjendjen civile” Krizat politike, tha Basha e kanë zanafillën tek heqja e kompetencave të kreut të shtetit. SINK BASHA “Që nga 2008 kur i hoqën një nga një dhëmbët dhe dhëmballët presidentit të Republikës, vendi është përballur me kriza të herëpashershme. Kthimi i Presidentit të Republikës me kompetencat që iu hoqën në vitin 2008, është prioritet i PD-së, ashtu siç është prioritet edhe heqja e imunitetit atyre që hetohen nga SPAK. Presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli”. Kryedemokrati propozoi në fund heqjen e imunitetit për çdo deputet që hetohet nga Prokuroria Speciale.

Top Channel/ Kinematografia në zi! Shuhet regjisori i njohur Piro Milkani!
24/05 22:41
Top Channel/ Helmohen fëmijët në Gramsh, 5 në spital, një me salmonelë!
24/05 19:48
Top News – Helmohen fëmijët në Gramsh. Dyshohet nga ushqimi në kopshtin shtetëror
24/05 15:45
Top News – ‘Parada e Krenarisë’ në Tiranë. Gonzato: LGBT nuk kërkon dhembshuri, por respekt
24/05 15:32
Top Channel/ Anëtarët e komunitetit LGBTQ marshojnë në Tiranë, merr pjesë edhe Gonzato
24/05 15:29
Top Channel/ Hapet tuneli i Llogarasë! Nga sot, kalimi do të jetë pa pagesë për sezonin turistik
24/05 15:10
Top Channel/ Certifikohen zgjedhjet në Tiranë! KQZ vendos edhe për Durrësin dhe Elbasanin
24/05 15:07
Top Channel/ Akuzohen për drogë në Australi, reagojnë Elvis dhe Belina Pupa: Jeta…
24/05 15:06
Top Channel/ Zhduken gruaja dhe djali i mitur, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës
24/05 14:54
Top News- Zhduket gruaja në Shkodër, bashkëshorti thirrje- Më intereson vetëm djali, jo gruaja
24/05 14:43
Top News – Italiani ndërron jetë 4 ditë pas ndërhyrjes dentare në Tiranë
24/05 14:15
Top Channel/ Hapet tuneli i Llogarasë! Nga sot, kalimi do të jetë pa pagesë për sezonin turistik
24/05 12:43
Top Channel/ 107 kallëzime për krime zgjedhore! Nis hetimi për 47 raste ka nisur hetimi
24/05 12:42
Top News – Ambasadori i BE në gay pride Tirana. Gonzato – Kam historinë time…
24/05 12:32
Top Channel/ Trafikantët fshiheshin në Angli! 5 shqiptarë arrestohen, kërkoheshin nga Italia
24/05 12:22
Top Channel/ Dyfish energji nga fotovoltaikët, INSTAT: Rritet konsumi familjar
24/05 12:21
Top News – Kallëzimet për krimet zgjedhore. 47 procedime te prokuroritë e rretheve, 14 të arrestuar
24/05 12:06
Top Channel/ “Shqipëria Italia e re e turizmit”, Rama: Prioritet BE-ja dhe energjia e gjelbër
24/05 12:05
Top News – ‘Ura’, zbuten masat për tre të arrestuar. Seancë maratonë në GJKKO, 11 mbeten në burg
24/05 11:49
Top News- Kreu i bandës turke arrestohet në Tiranë, bëhet i ditur identiteti i 44 vjeçarit
24/05 11:41
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta