Raportet shqetësuese për korrupsionin në drejtësi, vendimet arbitrare u bënë shkaku që të niste një proces rindërtimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Hapi i parë ishte hartimi i ligjeve dhe ndryshimeve në Kushtetutë. Ajo që mendohej se do të ishte pjesa më e lehtë rezultoi shumë problematike me rezistencën që bëri politika. Por në vitin 2014 u ndërtua Komisioni Parlamentar për reformën në drejtësisë me drejtues socialistin Fatmir Xhafaj dhe demokratin Oerd Bylykbashi.