Një tjetër rast prostitucioni është konstatuar në Durrës, ku u vunë në pranga dy vajza nga Brazili. Në kuadër të operacionit policor të koduar “STORM”, nën hetim mbetet edhe një person tjetër. Vazjat nga Brazili kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës, e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Dy të rejat i kanë bërë rezistencë policisë, duke refuzuar të hapin derën.