Pas kryeprokurorit Olsian Cela dhe kreut të SPAK Altin Dumani, në kuvend raportoi edhe kreu Inspektoriait të Lartë në Drejtësi Artur Metani. Tejzgjatja e proceseve gjyqësore tha zoti Metani ndikon drejtpërdrejtë në perceptimin dhe besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, rritja e besimit të të cilit është një nga shkaqet kryesore, për të cilën u ideua dhe u ndërmor reforma në drejtësi.