Top Channel/ Raporti për problemet e arsimit! Ulja e numrit të nxënësve e kualifikimi i mësuesve
29/08/2024 19:50

Raporti më i fundit i publikuar nga Agjencia e Cilësisë së arsimit parauniversitar tregon se performanca e sistemit arsimor ka marr 4 pikë nga 5, teksa ka pasur përparim në vitin 2023, evidentohen mangësi. Vlersimi më I ulët është për mospërmbushjen plotësisht të aksesit gjithëpërfshirës në arsim, sidomos për sigurimit të cilësisë për nxënësit nga grupe vulnerabël. Më tej ndiqet nga kualifikimi mesatar i mësuesve si dhe digjitalizimi i sistemit në mënyrë të cunguar; ndërsa rezultate më të mira ka në objektivin e garantimit të një mjedisi të sigurt dhe mbështetës në shkolla . Rritja e frekuentimit të nxënësve sidomos në parashkollor dhe në gjimnaze mbetet sfidë e Ministrisë së Arsimit. Lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në klasën përgatitore, gjatë vitit shkollor 2022-2023 janë të regjistruar 23,008 fëmijë. Në vitin shkollor 2023-2024 kemi të regjistruar 21 709 fëmijë. Rënia relative e numrit të fëmijëve të regjistruar ka ardhur si pasojë e rënies së numrit absolut të fëmijëve në Shqipëri për arsyet që dihen. Një grup pune është ngritur për parandalimin e braktisjes shkollore, por problematika në raport theksohet kryesisht në zonat e thella rurale ku shkollat janë në distancë të largët dhe ka mungesë transporti. Të dhënat tregojnë se numri më i madh I nxënësve braktisës shënohet në arsimin e mesëm, krahasuar me arsimin bazë të detyrueshëm. Në gjimnaz në 2023 numri i fëmijëve jashtë shkolle është 2505, gati dyfishin e fëmijëve braktisës në shkollat 9-vjecare, ku numërohen rreth 1600 nx. Në raport rekomandohet me përparësi edhe përmirësimi i infrastrukturës digjitale në shkolla, ku rekomandohet që të mundësohet shërbim ëirelessi në funksion të plotë në të gjitha institucionet arsimore si dhe të vijojë trajnimi i mësuesve për zbatimin e kompetencës digjitale dhe mësimdhënien e kombinuar.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16