Top Channel/ Raporti i DASH: Shqipëria shtoi luftën kundër trafikut të qenieve njerë
24/06/2024 19:34

Në raportin e fundit për trafikun e qenieve njerëzore, Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar se qeveria shqiptare ka rritur përpjekjet e përgjithshme krahasuar me një vit më parë. Përpjekjet sipas DASH përfshinin hetimin e trafikantëve të seksit, identifikimin e një numri më të madh viktimash të mundshme në bashkëpunim me organizatat joqeveritare si dhe ofrimin e shërbimeve për më shumë viktima. Raporti i ndan vendet në tre nivele, me Shqipërinë që vijon të jetë pjesë e nivelit të dytë, aty ku ndodhen qeveritë të cilat nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale, por bëjnë përpjekje të konsiderueshme për ta arritur një gjë të tillë. Në këtë aspekt raporti nënvizon se Shqipëria nuk i përmbushi standartet në disa fusha kyçe. “Qeveria hetoi në mënyrë të qartë më pak krime që lidhen me trafikimin, ndoqi penalisht më pak të dyshuar si dhe nuk dënoi asnjë trafikant për të dytin vit me radhë”, thuhet në raport. Po kështu konstatohet se policia dhe prokurorët e rretheve nuk kanë përvojën dhe specializimin e duhur për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e trafikimit dhe se autorët e dyshuar janë dënuar për krime më të vogla, si "shfrytëzim prostitucioni", në vend të trafikimit vijon raporti. DASH lë si detyrë rritjen e kontrolleve nga qeveria në komunitetet më vulnerabël të trafikimit si emigrantët, azilkërkuesit, komunitetet roma dhe egjiptian, si dhe fëmijët. Për Shqipërinë DASH vlerëson se trafikantët janë veçanërisht aktivë në shfrytëzimin për punë dhe seks gratë dhe fëmijët shqiptarë sidomos gjatë sezonit turistik. Disa nga këto punë përfshijnë lypjen si dhe ato të paligjshme si shpërndarja e narkotikëve. Ndërkohë edhe Kosova ka marrë të njëjtin vlerësim nga DASH me specifikën se atje dënimet kanë qenë më të forta për trafikantët, por se rastet e hetuara pësuan rënie.

Top Channel/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me…
26/03 22:30
Top News- Blinken flet për ‘non gratën’ e Berishës: Unë qëndroj pas sanksioneve, asnjë dyshim
26/03 22:22
Top News- Banesa përfshihet nga flakët në Durrës, alarm tek banorët e pallateve
26/03 21:12
Top Channel/ Gjyqi për kreun e BKH, Gentian Ndoj padit KLP që votoi Joni Ketën
26/03 20:23
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant! Oferta deri në 70% në kompanin 30-vjeçare
26/03 20:06
Top Channel/ Kushtetuesja rrëzon Berberin, ish-kreu i ARRSH mbetet në burg
26/03 20:02
Top News – Forumi MatchMaker, roli i AKEP si ndërlidhës mes bizneseve
26/03 19:25
Top News – Forumi i organizuar nga AIDA / Edicioni i dytë i Match-Maker Albania për bizneset
26/03 18:21
Top Channel/ Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga ‘varrezat’ e mjeteve, Rama publikon videon
26/03 17:31
Top News – Protesta e Akademia e Arteve. Ina Zhupa mbështet kërkesat e pedagogëve
26/03 17:12
Top News – Puna për reformën zgjedhore. ODIHR takon dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar
26/03 17:11
Top Channel/ E varros bashkia, 9 fëmijët e 80-vjeçarit që vrau gruan nuk marrin trupin e babait
26/03 15:34
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur
26/03 15:21
Top News – ‘SPAK nuk ekziston më’. Berisha: Antikorrupsioni, tani në dorë të qytetarëve
26/03 15:06
Top News – ‘Nuk jemi më të korruptuar se të tjerët’. Rama: Europa të shihet në pasqyrë
26/03 14:47
Top News- Operacion antidrogë në Bulqizë e Durrës/ Arrestohet pronari i një lokali dhe një 36-vjeçar
26/03 14:37
Top News- ‘Antarësimi pa të drejtë vetoje’/ EWB: Marta Kos refuzon idenë e Ramës dhe Vuçiç
26/03 13:51
Top News – QSUT nuk do kryejë analiza. Mungojnë fondet, ministrja: Po marrim të dhëna
26/03 13:23
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Gonxhe: Duam të kemi një model që lehtëson mundësinë e…
26/03 13:13
Top Channel/ MatchMaker 2 Albania, Karakaçi: Sot kemi një bursë energjetike funksionale, do të…
26/03 13:11