Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2024, ku thekson se në Shqipëri nuk pati ndryshime të rëndësishme. Por, sipas raportit, “qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut”. Por, më tej, në raport theksohet se sa i përket seksionit për arrestimet dhe paraburgimin, aplikohet në formë të zgjatur dhe pa akuza. Raporti evidenton se zgjatja e periudhës së paraburgimit mbetet një problem i vazhdueshëm.