Kosova shënoi rritje ekonomike të lehtë prej 3.5%, sipas raportit vjetor të Bankës Botërore. Kjo erdhi për shkak të konsumit privat dhe rritjes së eksportit. Megjithatë, vendi u përball me nivel të lartë të inflacionit, që sipas raportit në korrik të vitit të shkuar arriti kulmin në 14.2%, por që në pjesën e dytë të vitit u ngadalësua. Shkaktar i një shkalle vjetore prej 11.6% e inflacionit erdhi për shkak që Kosova është e varur nga importi, por që në Kosovë u reflektua ndryshe.