Në konferencën e OSBE për Europën Juglindore “Gazetari në kohë krizash”, kryeministri Edi Rama ka ndarë dy përvoja personale me dy media ndërkombëtare që donin të ishin tepër të saktë në botimin e artikullit. Rama zbuloi kur i tha gazetares së “The New Yorker” që ishte e tepërt, ndërsa ajo iu përgjigj duke i thënë se mund të jetë e tillë, por ky lloj serioziteti dhe saktësie në punë i ka ndihmuar që të mos humbin asnjë çështje në gjykatën e SHBA.