Në Shpirag, zonën naftëmbajtëse më të rëndësishme në Shqipëri, pas një pune titanike thuajse 10 vjeçare, dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, i cili në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit. Aktualisht aktiviteti i punës në kantier është përqendruar në vlerësimin e pusit Shpirag 5, si pjesë e Programit Vlerësues të Bllokut 2/3. Gjeologjia e kësaj fushe naftëmbajtëse është një nga më të vështirat, më sfidueset në botë.