Kryeministri Edi Rama ka nisur të martën vizitën dy ditore në Itali. Kreu I qeverisë takimi ne parë e zhvilloi me presidentin e senatit, Iganazio La Russa, ku diskutoi për mbledhjen e komitetit të përbashkët të investimeve. Gjatë kësaj vizite Rama pritet të takohet edhe me homologen e tij Giorgia Meloni. Kjo e fundit vizitoi Shqipërinë gjatë muajit gusht, me ftesë të kryesocialistit Rama, ku u shfaq duke pushuar në Vlorë. Së bashku me kryeministrin në Itali ndodhet dhe zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ministri I Jashtëm, Igli Hasani por dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të tij.