Kryesocialisti Edi Rama ka dërguar një mesazh me doza të forta kritike ne grupin Whats Up të skuadrës së deputetëve të Tiranës. Mesazhi i Ramës i disponuar nga burimet e gazetarit të Top Channel, kërkon qëndrim pa ekuivokë të deputetëve të PS, lidhur më pavarësinë e drejtësisë, kryesisht SPAK-un. Shkak për këtë mesazh shkruan Edi Rama, është bërë një intervistë e deputetit Etjen Xhafaj në një studio televizive.