Së shpejti prite të ulet tatim fitimi i të të ardhurave për ata punonjës që kanë paga më të larta. E njoftoi vetë Rama sot në podcastin e tij ku kishte të ftuar disa të rinj sipërmarrës në fushën e turizmit. “Kemi një projekt nga qershori do ta materializojmë për të ulur tatim fitimin e të ardhurave për ata që kanë pagat më të larta si punonjës. Një nga arsyet është se nuk mund ti vëmë ne më shumë taksa njerëzve nëse nuk i japim shërbime më të mira. Për këtë nivel shërbimesh sot për sot nuk mund të pretendojmë të vëmë më shumë taksa” tha Rama.