Kryeministri Edi Rama u ka bërë një tjetër thirrje emigrantëve në Greqi që të marrin zarfet në postë dhe të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Në një videomesazh, ai u kujton emigrantëve që jetojnë në ishujt grekë se këto janë 24 orët e fundit për të kthyer mbrapsht zarfin me fletën e votimit.