Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për objektivat dhe pritshmëritë e samitit të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet ditën e nesërme. Sipas Ramës, Von der Leyen do të paraqesë nesër në samitin e Procesit të Berlinit një plan të ri që ndihmon Ballkanin Perëndimor për t’u integruar në BE.