Kryeministri Edi Rama është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruan edhe dy marrëveshje. Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957 , ishin dy dokumentet që u nënshkruan në Madrid.