Kryeministri Edi Rama e nisi mëngjesin me një koment për protestën e Partisë Demokratike nga ku kërkohej dorëheqja e tij. Kreu i qeverisë e vlerëson reagimin opozitar të pakrahasueshëm me asnjë parti europiane në demokraci. Për Ramën PD është kthyer shumë vite mbrapa e për këtë fajëson Sali Berishën. Teksa deklaron se dhunuesit janë paguar për të demtuar vendin.