Kryeministri Edi Rama e quajti të drejtë vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Në një përgjigje për reagimet e ambasadave kryesore evropiane, kreu i ekzekutivit thekson se qëllimi i qeverisë mbetet i palëkundur: Shqipëria në BE brenda 2030-ës! Rama ironizoi opozitën, që e priti vendimin e Kuvendit me protestë, teksa u shpreh se “shoqata e molotovëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë”, ndërsa shtoi se Kuvendi e refuzoi kërkesën e SPAK për Ballukun në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem.