Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “La Repubblica”, ka folur sërish në lidhje me investigimin e RAI 3 për marrëveshjen e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai iu përgjigj akuzave ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, duke thënë se gazetari i RAI 3 ka gënjyer hapur dhe ka lëshuar baltë në adresë të tij.