Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Rama u kujdes të theksonte se Shqipëria sot nuk është e njëjta me të djeshmen në arenën ndërkombëtare. Sa për Kosovën, Rama tha se Shqipëria e dënoi agresionin serb, por shtoi se edhe qeveria e Kosovës duhet të reflektojë patjetër.