Kreu i PD, Lulzim Basha ka replikuar ndaj kryeministrit Edi Rama duke i thënë se është i cekët dhe nuk e kap thelbin pse janë nëpër sallë. Kur po i sugjeronte Ramës që të lexonte “Shkëlqimin dhe rënien e shokut Zylo”, Rama me Spiropalin dhe Ahemetajn filluan të qeshnin. Më pas, kryeministri dhe zv.kryeministrit u larguan nga salla e Kuvendit.