Pas inspektimeve në Shkodër me kryebashkiakun Benet Beci, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me strukturat e socialistëve. Gjatë takimit, Rama është ndalur tek nevoja e anëtarësimeve të reja, thithja e të rinjve rreth kësaj force politike si e vetmja alternative që i ofron mundësi të rinjve dhe vendit.