Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier me kompanitë energjetike në Shqipëri tha se kompania Shell po përpiqet të bëjë pazar në lidhje me naftën e Shpiragut. Fakti që ata po përpiqen të bëjnë pazar sipas traditës holandeze, tregon se ka një vlerë të madhe, u shpreh Rama.