Kryeministri Edi Rama komentoi raportin e fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili konfirmon se ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri. Sipas BERZH, rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2025 ishte afërsisht 4%, ndërsa për periudhën 2026-2027 parashikohet një ritëm i ngjashëm.