Pas propozimit të bërë për mbajtjen e një konference të nivelit më të lartë dhe pa afat deri në arritjen e një marrëveshjeje të plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar mbështetjen që ka marrë nga Presidenti I Këshillit Europian, Charles Michel. Kreu I qeverisë ka theksuar në rrjetet sociale se rajoni nuk mund të merret zvarrë nga një konflik i kotë dhe absurd ku luhet me zjarrin e nacionalizmit dhe që po minon, sipas tij, bashkëpunimin rajonal.