Kryeministri Edi Rama nuk humbi kohë. Nisi prezantimin e ministrave duke e nisur me atë që u quajt risi e kabinetit 4. Albana Kociun e para zonjw në krye të punëve të brendshme. Në një prezantim të gjatë kërkoi ti jepet kuptim emrit të kësaj ministrie. Të çojë përpara punët e brendshme duke i vendosur një nga një prioritetet.