I ftuari i episodit 13 të podcastit “Flasim” të kryeministrit Rama ishte bashkëshorti i ambasadores suedeze në Tiranë, Elsa Håstad e cila është drejt mbylljes së misionit të saj në Shqipëri. Rama tha se intervista me Christof Landor nuk është për këtë çështje, por për artin e tij të të shkruarit, të frymëzuar nga qëndrimi në Shqipëri. Ai është një shkrimtar, një njeri i kulturës, njohës i thellë i letrave dhe një autor i cili gjatë qëndrimit në Shqipëri ka shkruar edhe poezi, të inspiruara nga Shqipëria-ishte ky prezantimi i bërë nga kryeministri për zotin Landor.