Protestat e banorëve që kundërshtojnë projektin TID, çoi në Durrës këtë të shtunë kryeministrin Edi Rama. Të ndarë në dy grupe, familjet që preken nga rijetëzimi i bulevardit historik ‘Epidamn” u përballën me kreun e qeverisë. Një pjesë e banorëve hynë në takimin me dyer të mbyllura me kryeministrin në bashkinë e Durrësit për 2 orë e 30 minuta.