Edhe pse shumë vëmendje iu dha Ukrainës këtë radhë në Bruksel, vendet e Ballkanit Perëndimor u bë kohë që trokasin përpara saj në derën e BE-së për t'u bashkuar me bllokun europian. Për Shqipërinë, procesi i pranimit nisi në vitin 2008 dhe ende nuk ka kaluar në fazën e negociatave. Kryeministri shqiptar Edi Rama foli për këtë cështje me Luke Broën të FRANCE 24 , pa e fshehur zhgënjimin nga mungesa e progresit në këtë drejtim. Në fakt, kryeministri shqiptar e bëri të qartë se problemi në këtë rast nuk qëndron tek Shqipëria.