Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në mbledhjen e jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët e tij. Rama: Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe për të vrarë. Nëse deri dje era ishte në favorin e armikut, sot është në favorin e shtetit që e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë përgjatë gjithë vijës së frontit, nga një armik që e sfidon Shqipërinë. Në këto 10 vite kemi krijuar kushtet për ta kthyer tendencën në drejtimin e duhur. Për ta kthyer korrupsionin në breshkë.