Kryeministri Edi Rama niset këtë të premte drejt Pragës, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë. Kreu i qeverisë pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.