Kryeministri Edi Rama inspektoi procesin e punës së mjekëve dhe infermierëve në qendrën Shëndetësore në Belsh duke thënë se përmbyll fazën e parë të Programit Kombëtar #300QendraShëndetësore. Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila jepte detaje për procesin e vaksinimit, testin e Covidit dhe për mamografitë falas që u kryern gjatë muajit tetor.