Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën për ndryshime kushtetuese në Parlament. Edhe në situatën që opozita ka thirrur protestë për largimin e tij dhe krijimin e një qeverie teknike, Rama i ofroi opozitës bashkëpunim për të ulur numrin e deputeteve. Por nga ana tjeter, Rama paralajmëroi ndryshime në Rregulloren e Parlamentit, duke i kufizuar kështu mundësinë opozitës që të marrin fjalën sa herë të duan për procedurë në seancat parlamentare. Rama gjithashtu tha se do të avancohet me reformat zgjedhore dhe territoriale me ose pa opozitën.