Kur na ndajnë vetëm pak orë para heshtjes zgjedhore, Kryeministri Rama dhe PS ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit. Rama nga Durrësi ka komentuar edhe videot e transmetuara ditën e sotme në “Breaking”, ku shfaqet i filmuar kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etien Joka, duke premtuar dhe paguar para për blerjen e votave, ndërsa ironizoi duke thënë se kishte pritur që Meta të rrëmbente sëpatën për t’i prerë duart, pasi vetë ky i fundit ka deklaruar se “do t’i pritet dora kujtdo që prek një votë”.